Доколку најдете угината дива свиња ве молиме да пријавите на 0800 00 210. Следува награда од 2500 денари

Nëqoftëse gjeni një derr të egër të ngordhur, ju lutemi raportoni tek
0800 00 210
Pason çmim prej 2500 denarë

Sektori i mbikëqyrjes inspektuese

Sektori i mbikëqyrjes inspektuese merr pjesë në përgatitjen e ligjeve dhe akteve nënligjore, programeve dhe akteve të tjera nga fusha e veterinarisë, sigurisë së ushqimit dhe materialeve që vijnë në kontakt me ushqimin dhe ushqimin dhe të ushqyerit të kafshëve; bën kontrollet profesionale dhe këmbimin e informatave me sektorët dhe njësitë e tjera të Agjencisë; kujdeset për përditësimin e evidencës për punët e kryera nga ane e inspektorëve të veterinarisë dhe inspektorëve shtetërorë për ushqimin në kalimet kufitare dhe merr pjesë e zbaton aktivitete në nivel ndërkombëtar në lidhje me nevojat e sektorit.

Sektori kujdeset për mënyrën e organizimit dhe të kryerjes së kontrollit profesional të operatorëve të ushqimit, ushqimit për kafshët dhe personat e tjerë fizikë dhe juridikë, në përputhje me legjislacionin në fuqi nga fusha e shëndetësisë publike veterinare; bën analiza dhe raporte e punë të tjera në lidhje me shëndetësinë publike veterinare.

Sektori i mbikëqyrjes inspektuese e përfshin kontrollin e ushqimit dhe ushqimit për kafshët gjatë importit, eksportit, transitit dhe rieksportit, si dhe kontrollin e kafshëve të gjalla gjatë importit, transitit, eksportit dhe rieksportit. Detyrat e punës të këtij sektori zhvillohen edhe në vendkalimet kufitare, terminalet kufitare në brendësi të shtetit dhe në magazinat ku është vendosur ushqimi ose ushqimi për kafshët ose vendet ku ruhen kafshët e gjalla. Sektori bën kontroll të ushqimit dhe të produkteve e materialeve që vijnë në kontakt me ushqimin gjatë importit, tranzit, eksportit dhe rieksportit.

 

Sektori e koordinon punën e:

 

 

Plani vjetor