Trajnim më të mirë për ushqim më të sigurt - Better Training for Safer Food (BTSF)
Në botën globale me vëllim të madh të tregtisë me ushqim, sfida e vërtetë është që të jepet përgjigje dhe të arrihet harmonizimi i rregullave të sigurisë së ushqimit që përditësohen dhe plotësohen çdo ditë. Për zbatimin e drejtë të rregullave të miratuara nevojitet trajnimi që është i përshtatur me ndryshimet e legjislacionit të BE-së.
Të udhëhequr nga kjo ide, Komisioni Europian, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetit dhe të Konsumatorëve, në vitin 2006 promovoi nismën Better Training for Safer Food (BTSF), në bazë të Rregullores (KE) Nr. 882/2004 për kontrolle zyrtare që kryhenpër të verifikuar përshtatshmërinë me Ligjin e Ushqimit, Ligjin e Ushqimit të Kafshëve, Rregullat e mbrojtjes shëndetësore dhe të mirëqenies së kafshëve.
Qëllimi i programit BTSF është që të vendoset strategji për trajnime të menduara për organet kompetente të shteteve anëtare të përfshira në kontrollet zyrtare, për të siguruar edukim të lartë e cilësor, për të verifikuar se kontrollet zyrtare zbatohen në mënyrë të njëllojshme, objektive dhe përkatëse në të gjitha shtetet anëtare, për të siguruar efikasitet më të madh gjatë zbatimit të kontrolleve zyrtare si dhe për të verifikuar përshtatshmërinë e industrisë ushqimore me legjislacionin e BE-së në raport me sigurinë e ushqimit, me politikat veterinare dhe fitosanitare.
Ky program për trajnime gjithashtu ka rol të rëndësishëm për vendet e treta dhe veçanërisht për vendet në zhvillim, me qëllim që organet kompetente që janë të përfshira në kryerjen e kontrolleve zyrtare të fushës së Ligjit të Ushqimit, Ligjit të Ushqimit të Kafshëve dhe Rregullat e mbrojtjes shëndetësore të bimëve, të njohën me kërkesat e BE-së për importim, që do të mundësojë një qasje më të lehtë të produkteve të tyre dhe konkurrencë më të madhe në tregun e Bashkimit Europian.
Zbatimi efikas dhe i harmonizuar i kontrolleve zyrtare paraqet faktor kryesor në procesin e mbajtjes së nivelit të lartë të mbrojtjes së konsumatorëve, mbrojtjes shëndetësore të kafshëve dhe mbrojtjes shëndetësore të bimëve.
Qëllimi kryesor i kësaj nisme është organizimi dhe zhvillimi i strategjisë së trajnimit të Bashkimit Europian për:
• të siguruar dhe të mbajtur niveli i lartë të mbrojtjes së konsumatorëve dhe mbrojtjes shëndetësore, mirëqenies së kafshëve dhe mbrojtjes shëndetësore të bimëve,
• promovimi i qasjes së harmonizuar gjatë zbatimit të sistemeve të kontrollit,
• krijimi i mundësive të njëjta për të gjithë operatorët e ushqimt,
• përmirësimi i tregtisë së ushqimit të sigurt,
• sigurimi i tregtisë së ndershme me vendet e treta dhe vendet në zhvillim.
Në përputhje me kompetencat e Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut – kontrolli i sigurisë së ushqimit dhe të ushqimit të kafshëve, mbrojtja shëndetësore dhe mirëqenia e kafshëve, shëndetësia publike veterinare dhe kontrolli i laboratorëve që japin mbështetje për nevojat e institucionit – duke filluar nga 2007-ta, e njëjta është pika kombëtare e kontaktit për trajnime të specializuara në organizim të Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Europian të Shëndetit dhe të Konsumatorëve DG SANTE, në përputhje me programin “Better training for safer food”.
Më shumë informata për BTSF mund të gjeni në këtë vjegëz: https://ec.europa.eu/food/safety/btsf_en
Në kuadër të programit të BTSF-së për vitin 2018, Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë dhe institucionet e tjera në Republikën e Maqedonisë së Veriut që janë kompetente për çështjet e fushës së sigurisë së ushqimit, veterinës dhe politikës fitosanitare, kanë ftesë për pjesëmarrje në trajnimet jashtë vendit në këto fusha tematike:
Emri i trajnimit:
- Control of contaminants in food and feed
- Preparedness and management of foodborne outbreaks
- Animal nutrition
- Food hygiene at primary production
- Protected designations schemes- market controls
- Plant health surveys
- Wood packaging materials
- Surveillance and outbreak management (Agriculture and horticulture)
- Surveillance and outbreak management (Forestry and environment)
- Organic farming scheme
- Use of TRACES systems
- Prevention and control of antimicrobial resistance (AMR) in the context of an overall "one health" approach to prevent and control of infections and reducing antimicrobial resistance
- EU rules on general food labeling and claims as well as on specific categories of food such as food supplements, food with added vitamins and minerals and food for specific groups of the population
- Movement of dogs and cats
- Lumpy skin disease