Sektori i punëve administrative dhe të përgjithshme e koordinon punën e Njësisë së punëve të përgjithshme, Njësisë së punëve juridike, Njësisë së prokurimeve publike, Njësisë së teknologjisë informatike dhe Njësisë së punës arkivore dhe të zyrës; merr pjesë në vendimmarrjen për zbatimin e vendimeve konkrete për punët që kryhen në sektorin sipas instruksioneve e mëparshme të nivelit më të lartë dhe jep propozime për zbatimin e tyre.
Sektori realizon kontakte të rregullta me sektorët dhe njësitë të tjera të Agjencisë dhe shkëmben informata dhe përvoja, përcakton metodologjinë e punës duke harmonizuar legjislacionin, e ndjek kryerjen dhe zbatimin e ligjeve, përkatësisht merr pjesë në përpunimin e rregullores kombëtare në kompetencë të organeve të tjera të administratës shtetërore, bën punë administrative-juridike, bën procedurë administrative të nivelit të parë dhe të dytë, mirraton aktvendime sipas aktgjykimeve të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u përgjigjet kërkesave të Avokaturës Shtetërore, Avokatit të Popullit, u përgjigjet padive para gjykatave, përgatit përgjigje dhe material dëshmues për gjykatat dhe prokuroritë publike në bashkëpunim me sektorin përkatës.
Në kompetencë të këtij Sektori është edhe kryerja e detyrave më të ndërlikuara profesionale dhe analitike dhe e aktiviteteve të fushës së koordinimit të procesit të mirëmbajtjes së sistemeve informatike në Agjencinë dhe në njësitë organizative rajonale; ndjekja dhe përpunimi i çështjeve që lidhen me sistemin e informacionit; merr pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë në ndërtimin e bazës së të dhënave me përkufizimin e bazave teknike, programore dhe telekomunikacioni të sistemit të informacionit; e ndjek zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore që kanë të bëjnë me punën buxhetore dhe materiale-financiare; menaxhimin, ndjekjen dhe kontrollimin e gjendjes dhe të lëvizshmërisë së mjeteve dhe të burimeve të tyre të subjektit, të përcaktuara me Buxhetin; përgatitja, realizimi dhe njoftimi për buxhetin e subjektit; ndjekja dhe zbatimi i rregullativës ligjore nga fusha e prokurimeve publike; përgatitja e akteve/procedurave të brendshme për prokurim publik, koordinimin e prokurimeve të nevojshme publike të subjektit dhe përgatitjen e planit vjetor për prokurime publike; bën evidencë për vulat dhe vulat katrore të organit, ruajtjen, vendosjen në përdorim, dorëzimin te i autorizuari, tërheqjen nga përdorimi dhe asgjësimin e tyre; bën pranim, kontrollin dhe renditjen e akteve, vërtetimin dhe dorëzimin në punë, përpunimin administrativ-teknik të akteve, dërgimin e akteve, ndarjen dhe klasifikimin e akteve, dërgimin e akteve të përfunduara në zyrën e dosjeve dhe arkivimin e tyre nga zyra e dosjeve në arkiv; e organizon evidencën e librave ndihmëse për evidencën e akteve, regjistrimin e akteve, regjistër, libra të brendshme të dorëzuara, libri i postës së rekomanduar; bën klasifikimin dhe rregullimin e akteve, lëndëve të kryera sipas shenjave arkivore.
Nëqoftëse gjeni një derr të egër të ngordhur, ju lutemi raportoni tek
0800 00 210
Pason çmim prej 2500 denarë