Sektori i mbështetjes profesionale është shërbim operativ horizontal i Agjencisë i cili siguron mbështetje profesionale dhe të specializuar për sektorët e Agjencisë dhe Agjencisë në tërësi. Sektori është përgjegjës për ndjekjen, zbatimin dhe menaxhimin e sistemeve të cilësisë në Agjenci; koordinimin dhe kontrollin e laboratorëve që janë në kompetencë të Agjencisë; aktivitetet për mbrojtjen e konsumatorëve; planifikimin strategjik dhe operativ; ndjekjen e zbatimit të përparësive strategjike të Agjencisë dhe ndjekjen e zbatimit të planit vjetor të punës së Agjencisë; analizimin dhe vlerësimin e politikave të Agjencisë dhe koordinimin ndërmjet sektorëve të veçantë dhe të institucioneve të jashtme.
- Njësia e menaxhimit të sistemeve të cilësisë
- Njësia e koordinimin dhe e kontrollit të laboratorëve
- Njësia e mbrojtjes së konsumatorëve
- Njësia e planifikimit strategjik