Доколку најдете угината дива свиња ве молиме да пријавите на 0800 00 210. Следува награда од 2500 денари

Nëqoftëse gjeni një derr të egër të ngordhur, ju lutemi raportoni tek
0800 00 210
Pason çmim prej 2500 denarë

Komisioni i vendimmarrës ndaj kundërvajtjeve

Komisioni i vendimmarrës ndaj kundërvajtjeve vendos sipas kundërvajtjeve të Ligjit të Sigurisë së Ushqimit, Ligjit të Shëndetësisë Veterinare (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 113/2007, 24/2011, 136/2011, 123/2012, 123/15, 154/15, 53/2016), Ligjit të Sigurisë së Ushqimit për Kafshët (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 145/2010, 53/2011, 1/2012, 33/2015, 149/2015 dhe 53/2016 ), Ligjit të Mirëqenies dhe të Mbrojtjes së Kafshëve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 149/2014 dhe 149/2015), Ligjit të Identifikimit dhe të Regjistrimit të kafshëve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 95/12, 27/14 dhe 149/15) dhe ligjeve të tjera të fushës së veterinës.

Komisionin e formon drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinarisë, ndërsa përbëhet nga zyrtarë të punësuar në Agjenci nga të cilët, një është kryetar i Komisionit, zëvendësuesit e tyre dhe administratori i komisionit. Gjatë udhëheqjes së procedurës kundërvajtëse, Komisioni i zbaton në mënyrë përkatëse dispozitat e Ligjit të Kundërvajtjeve. Komisioni është i mëvetësishëm dhe i pavarur me punën e tij dhe vendos në përputhje me ligjin, sipas bindjes së lirë, duke përdorur diturinë e tij profesionale.

Informata