Edhe pse nuk ekziston përkufizim të harmonizuar as në aktet ligjore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, as në nivel të BE-së, megjithatë ekziston një nocion i përgjithshëm dhe i pranuar se mashtrimet me ushqimin kanë të bëjnë me shkeljen me qëllim të Ligjit të Sigurisë së Ushqimit për të realizuar përfitim financiar nëpërmjet mashtrimit të konsumatorëve. Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë ka për qëllim që të sigurojë ekzistimin e standardeve më të larta të sigurisë së ushqimit. Të gjitha aktivitetet në Njësinë e ndjekjes së mashtrimeve me ushqimin planifikohen dhe realizohen për të avancuar politikën e mbrojtjes së interesave të konsumatorëve dhe rritjen e besueshmërisë së qytetarëve, ndërsa në të njëjtën kohë edhe për mbrojtjen e operatorëve të ushqimit, që punojnë në përputhje me kërkesat ligjore.
Si rezultat i ndjekjes së përhershme të prirjeve të tregut të ushqimit në RMV dhe si rezultat i koordinimit ndërsektoral, përgatiten kontrolle të planifikuara që kanë të bëjnë me tipin e përcaktuar të ushqimit ose të prodhimit. Veprohet paralelisht sipas kallëzimeve të mbërritura me shkrim, verbalisht ose në mënyrë elektronike në raport me praktikat mashtruese, ndërsa nëse paraqitet dyshim për parregullsi, menjëherë fillohet me hetimin e rastit.
Përfitimet e veprimeve kanë për qëllim nivelin më të lartë të mbrojtjes së konsumatorëve nga mashtrimet me ushqimin dhe të parandalimit të mundësisë që të mos mashtrohen, për shkak se konsumatorët kanë të drejtë të bëjnë zgjedhjen e duhur.
Njësia e ndjekjes së mashtrimeve me ushqimin e organizon kryerjen e hetimeve për mashtrimin në pjesën e ushqimit, përcakton gjendjen faktike dhe rrethanat gjatë vijimit të hetimeve për mashtrimin në pjesën e ushqimit dhe i ndërmerr të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme të procedurës inspektuese. Për të përmirësuar procedurat, përgatit propozime për miratimin e rregullave, standardeve, doracakëve, dhe udhëzimeve të reja dhe ndryshimin e të vjetrave në aspektin e mashtrimit në pjesën e ushqimit.
Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë nëpërmjet Njësisë së ndjekjes së mashtrimeve me ushqimin kujdeset për anulimin në kohë të parregullsive të zbuluara nga hetimet e kryera për mashtrimin në pjesën e ushqimit, merr pjesë dhe koordinon aktivitete në pjesën e hetimeve për mashtrimin në pjesën e ushqimit me institucione të tjera të përfshira, në qoftë se ka nevojë. Ndaj çdo informate, treguesi ose dyshimi për praktikë mashtruese që ka të bëjë me parregullsinë, veprohet seriozisht, me analiza dhe vlerësim për zbulimin e mashtrimeve dhe falsifikimeve të ushqimit dhe të ushqimit të kafshëve dhe në qoftë se vlera e shtuar e mbikëqyrjeve të rregullta inspektuese përpiqemi për rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinarisë, nivelin më të lartë të mbrojtjes së konsumatorëve, parandalimin e konkurrencës së pandershme dhe përforcimin e ekonomisë në mënyrë indirekte.