Доколку најдете угината дива свиња ве молиме да пријавите на 0800 00 210. Следува награда од 2500 денари

Nëqoftëse gjeni një derr të egër të ngordhur, ju lutemi raportoni tek
0800 00 210
Pason çmim prej 2500 denarë

Standarde

Standardi ISO 9001 : 2015

Menaxhimi sistematik i cilësisë në Agjencinë e Ushqimit dhe të Veterinarisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është përcaktim strategjik i Agjencisë, i cili në këto katër vite të kaluara, ka kontribuar për përmirësimin e efikasitetit dhe efektivitetit të punës për të plotësuar nevojat dhe pritjet e operatorëve të biznesit dhe të qytetarëve, të cilët janë shfrytëzues të shërbimeve tona.

Pas zbatimit të standardit ISO 9001:2015, përfitimet e zbatimit të tij në punë janë me vlerë të madhe për Agjencinë, për shkak se ai ka kontribuar që institucioni të fitojë vlerë të shtuar në raport me cilësinë e shërbimeve që ofron.

Në vitin 2017, përqendrimi u vendos në tranzicionin e Sistemit të cilësisë së AUV-së dhe përshtatja e tij me kërkesat e standardeve të reja ISO 9001 : 2015 për të vendosur menaxhimin e proceseve nëpërmjet rreziqeve të përcaktuara. Në vitin 2018, Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë u bë institucioni i parë shtetëror i cili e fitoi certifikatën e cilësisë ISO 9001:2015.

Pas zbatimit të standardit ISO 9001:2015 në punë, Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë edhe më shumë e përforcoi famën e saj si institucion i cili garanton ushqim të sigurt dhe cilësor për njerëzit, ushqim cilësor për kafshët, garanci që jep shërbime cilësore dhe që kujdeset për mbrojtjen shëndetësore dhe mirëqenien e kafshëve.

 

Menaxheri i cilësisë

Kontakt: Radmila Jovanovic Nikolovska (Këshilltari shtetëror i punëve profesionale dhe administrative)
Tel:+389 2 2457 895 ext.185