Bashkëpunim dypalësh
- Меморандуми за соработка со други земји
- Договори
Nëqoftëse gjeni një derr të egër të ngordhur, ju lutemi raportoni tek
0800 00 210
Pason çmim prej 2500 denarë
Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore e Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinarisë bën përzgjedhjen dhe punësimin; avancimin dhe lëvizshmërinë; trajnimin, shpërndarjen e përgjegjësive dhe të autorizimeve të të punësuarve; mentorimin, monitorim dhe vlerësimin e të punësuarve, duke përfshirë kërkesat e veçanta për inspektorët dhe për çdo anëtar të personelit i cili është i inkuadruar në aktivitetet e inspektimit.
Njësia e kontrollit dhe e auditimit të brendshëm:
Edhe pse nuk ekziston përkufizim të harmonizuar as në aktet ligjore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, as në nivel të BE-së, megjithatë ekziston një nocion i përgjithshëm dhe i pranuar se mashtrimet me ushqimin kanë të bëjnë me shkeljen me qëllim të Ligjit të Sigurisë së Ushqimit për të realizuar përfitim financiar nëpërmjet mashtrimit të konsumatorëve. Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë ka për qëllim që të sigurojë ekzistimin e standardeve më të larta të sigurisë së ushqimit.
Sektori i mbështetjes profesionale është shërbim operativ horizontal i Agjencisë i cili siguron mbështetje profesionale dhe të specializuar për sektorët e Agjencisë dhe Agjencisë në tërësi.
Njësia e çështjeve financiare si njësi e pavarur e cila nën kompetencë të drejtpërdrejtë të drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinës të Republikës së Maqedonisë së Veriut aktivitetet e saj i realizon në funksion të zbatimit të tërësishëm dhe të rregullt të punës materialo-financiare për realizimin e qëllimeve dhe të përparësive në punën e Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinës në pajtim me aktivitetet e planifikuara me Planin Strategjik të AUV-së dhe mjetet e planifikuara dhe të miratuara me Buxhetin e RMV-së.
Njësia e punëve që ndërlidhen me Kabinetin e Drejtorit është njësi e pavarur në Agjencinë e Ushqimit dhe të Veterinarisë, përgjegjëse para drejtorit/zëvendësdrejtorit për punën e saj. Njësia i përcakton, organizon dhe i koordinon aktivitetet e mbajtjes së kolegjiumeve profesionale të Agjencisë; organizon dhe përcakton mbledhje dhe pranime te drejtorit/zëvendësdrejtorit; organizon vizita të punës dhe protokollare të përfaqësuesve dhe të delegacioneve nga vende të huaja.
Sektori i mbikëqyrjes inspektuese merr pjesë në përgatitjen e ligjeve dhe akteve nënligjore, programeve dhe akteve të tjera nga fusha e veterinarisë, sigurisë së ushqimit dhe materialeve që vijnë në kontakt me ushqimin dhe ushqimin dhe të ushqyerit të kafshëve; bën kontrollet profesionale dhe këmbimin e informatave me sektorët dhe njësitë e tjera të Agjencisë; kujdeset për përditësimin e evidencës për punët e kryera nga ane e inspektorëve të veterinarisë dhe inspektorëve shtetërorë për ushqimin në kalimet kufitare dhe merr pjesë e zbaton aktivitete në nivel ndërkombëtar në lidhje me nevojat