IPA

Instrumenti për ndihmë paraaderuese (IPA) ofron ndihmë për vendet e përfshira në procesin e aderimit në Bashkimit Europian (BE) për periudhën 2007-2013. Qëllimi i IPA-së është që të përmirësohet efikasiteti dhe koherenca e ndihmës nëpërmjet kornizës së thjeshtë për të përforcuar kapacitetin institucional, bashkëpunimin ndërkufitar, zhvillimin ekonomik e social dhe zhvillimin rural, të përfshirë në pesë komponentë të IPA-së. Ndihma paraaderuese e mbështet procesin e qëndrueshmërisë dhe të asociacionit të shteteve kandidate dhe shteteve potenciale kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian, duke respektuar njëkohësisht karakteristikat dhe proceset e tyre specifike ku janë të angazhuar. 

Për realizimin e qëllimeve të instrumentit, IPA-ja do të vazhdojë me aktivitetet e mëtejshme në periudhën 2014-2020, me të ashtuquajturin Paketa IPA 2.

Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë është pjesë e Strukturës Operative për menaxhim decentralizues dhe zbaton projekte nga komponenti i parë IPA – Ndihmë gjatë tranzicionit dhe ndarjes institucionale, me të cilën sigurohet ndihmë për ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve dhe mbështetje për plotësimin e kritereve për anëtarësim në BE, të lidhura me miratimin dhe zbatimin e legjislacionit dhe të politikave të BE-së. 

Për njohje më të hollësishme për domethënien e instrumentit IPA, dokumentacionin e tërësishëm, programet dhe projektet, mund të përdorni faqen e internetit të Sektorit të Çështjeve Europiane në këtë vjegëz: http://www.sep.gov.mk/content/?id=19

  • Projektet IPA në AUV

 

Ngjarjet e kaluara të IPA

No content available.