Доколку најдете угината дива свиња ве молиме да пријавите на 0800 00 210. Следува награда од 2500 денари

Nëqoftëse gjeni një derr të egër të ngordhur, ju lutemi raportoni tek
0800 00 210
Pason çmim prej 2500 denarë

Sektori i punëve administrative dhe të përgjithshme

Sektori i punëve administrative dhe të përgjithshme e koordinon punën e Njësisë së punëve të përgjithshme, Njësisë së punëve juridike, Njësisë së prokurimeve publike, Njësisë së teknologjisë informatike dhe Njësisë së punës arkivore dhe të zyrës; merr pjesë në vendimmarrjen për zbatimin e vendimeve konkrete për punët që kryhen në sektorin sipas instruksioneve e mëparshme të nivelit më të lartë dhe jep propozime për zbatimin e tyre.
Sektori realizon kontakte të rregullta me sektorët dhe njësitë të tjera të Agjencisë dhe shkëmben informata dhe përvoja, përcakton metodologjinë e punës duke harmonizuar legjislacionin, e ndjek kryerjen dhe  zbatimin e ligjeve, përkatësisht merr pjesë në përpunimin e rregullores kombëtare në kompetencë të organeve të tjera të administratës shtetërore, bën punë administrative-juridike, bën procedurë administrative të nivelit të parë dhe të dytë, mirraton aktvendime sipas aktgjykimeve të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u përgjigjet kërkesave të Avokaturës Shtetërore, Avokatit të Popullit, u përgjigjet padive para gjykatave, përgatit përgjigje dhe material dëshmues për gjykatat dhe prokuroritë publike në bashkëpunim me sektorin përkatës. 
Në kompetencë të këtij Sektori është edhe kryerja e detyrave më të ndërlikuara profesionale dhe analitike dhe e aktiviteteve të fushës së koordinimit të procesit të mirëmbajtjes së sistemeve informatike në Agjencinë dhe në njësitë organizative rajonale; ndjekja dhe përpunimi i çështjeve që lidhen me sistemin e informacionit; merr pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë në ndërtimin e bazës së të dhënave me përkufizimin e bazave teknike, programore dhe telekomunikacioni të sistemit të informacionit; e ndjek zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore që kanë të bëjnë me punën buxhetore dhe materiale-financiare; menaxhimin, ndjekjen dhe kontrollimin e gjendjes dhe të lëvizshmërisë së mjeteve dhe të burimeve të tyre të subjektit, të përcaktuara me Buxhetin; përgatitja, realizimi dhe njoftimi për buxhetin e subjektit; ndjekja dhe zbatimi i rregullativës ligjore nga fusha e prokurimeve publike; përgatitja e akteve/procedurave të brendshme për prokurim publik, koordinimin e prokurimeve të nevojshme publike të subjektit dhe përgatitjen e planit vjetor për prokurime publike; bën evidencë për vulat dhe vulat katrore të organit, ruajtjen, vendosjen në përdorim, dorëzimin te i autorizuari, tërheqjen nga përdorimi dhe asgjësimin e tyre; bën pranim, kontrollin dhe renditjen e akteve, vërtetimin dhe dorëzimin në punë, përpunimin administrativ-teknik të akteve, dërgimin e akteve, ndarjen dhe klasifikimin e akteve, dërgimin e akteve të përfunduara në zyrën e dosjeve dhe arkivimin e tyre nga zyra e dosjeve në arkiv; e organizon evidencën e librave ndihmëse për evidencën e akteve, regjistrimin e akteve, regjistër, libra të brendshme të dorëzuara, libri i postës së rekomanduar; bën klasifikimin dhe rregullimin e akteve, lëndëve të kryera sipas shenjave arkivore.