Доколку најдете угината дива свиња ве молиме да пријавите на 0800 00 210. Следува награда од 2500 денари

Nëqoftëse gjeni një derr të egër të ngordhur, ju lutemi raportoni tek
0800 00 210
Pason çmim prej 2500 denarë

Politika e privatësisë

Në këtë faqe i dokumentojmë të gjitha informatat rreth përdorimit dhe përpunimit tonë të të dhënave tuaja personale në procesin e realizimit të detyrave tona, në përputhje me autorizimet ligjore gjatë vizitës së faqes sonë të internetit, përdorimi i disa prej serverëve tona ose duke na dërguar një mesazh gjatë përdorimit të formave tona të kontaktit.

 

Kontrolluesi i të dhënave personale është Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë ( në tekstin më tutje: AUV), me selinë në ул."3-ta Makedonska brigada" nr.20, 1000 Skopje, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Të dhënat personale mblidhen, përdoren dhe përpunohen vetëm në përputhje me dispozitat e Ligjit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale.

Mund të mbledhim, përdorim dhe përpunojmë të dhëna që ndërlidhen me këto kategori të personave që janë vizitorë të faqes sonë të internetit:

  • Kërkuesit dhe dërguesit e informatave në lidhje me parashtrimin e kërkesave dhe/ose mesazheve të tjera të ndryshme nëpërmjet formave të kontaktit. Këto kërkesa/mesazhe përmbajnë informata për identitetin e dërguesit. Këto të dhëna kanë përmbajtje të kufizuar, emër dhe mbiemër të përgjithshëm dhe të dhëna për kontakt, që janë të lidhura ngushtë me kërkesën e vet ose dërgimin e informatave.
  • Vizitorët e faqes sonë të internetit www.fva.gov.mk. Përpunojmë të dhëna për faqet që vizitohen, që përdoren për analizim të frekuentimit të faqes sonë të internetit si dhe për përdorshmërinë e saj. Gjithashtu përpunojmë të dhëna nga tipi i aksioneve për shkak të zbatimit të sigurisë së informacioneve në faqen tonë të internetit dhe për mbrojtje nga ndërhyrjet e paautorizuara dhe/ose sulmet. Më shumë informata në lidhje me përdorimin tonë të biskotave në politikën tonë të përdorimit të biskotave. [lidhje].
  • Personat të cilët në bazë të Ligjit të Qasjes së Lirë në Informata të Karakterit Publik, kërkojnë qasje në to.
    Si do të mund të fitonin qasje te informatat?  Parashtruesve u kërkohen informata për identitetin e dërguesit dhe natyrën/nevojën e kërkesës.  
    Këto të dhëna kanë përmbajtje të kufizuar, emër dhe mbiemër të përgjithshëm dhe të dhëna për kontakt, që janë të lidhura ngushtë me kërkesën dhe përdoren në përputhje me Ligjin e Qasjes së Lirë në Informata të Karakterit Publik.

1. Çfarë të dhëna evidentohen gjatë vizitës

Gjatë kohës së vizitës së faqeve tona të internetit, për çdo përdorues, platforma e bën regjistrimin/log in (hyrjen) me këto informata:

  • Koha e vizitës
  • Faqja që vizitohet dhe mundësitë dytësore
  • Faqja prej së cilës është ridërguar vizita dhe në disa raste fjalët kyç që janë shfrytëzuar gjatë ridërgimit të njëjtë.
  • Sistemi operativ i cili përdor cilësime për rezolucionin e ekranit.
  • Lloji i kërkuesit dhe versioni i tij
  • Gjuha e cila përdoret në sistemin e kërkimit
  • Adresa IP e internetit nga ku qasen
  • Tipi i pajisjes prej së cilës qasen

Të gjitha regjistrimet (logs) qarkullojnë dhe fshihen në çdo 15 ditë, përveç për shkak të studimit të problemit të sigurisë ose të përdorimit, kur një pjesë të tyre ndoshta do të analizohen më gjatë.

 

2. Leja e përcaktuar për përdorimin dhe të dhëna të dorëzuara vullnetarisht

Me konfirmimin tuaj dhe me dhënien e lejes ose me dorëzimin e të dhënave vullnetarisht që të përdoren dhe të përpunohen më tej gjatë realizimit të veprimeve përkatëse në përputhje me rregullat ligjore, gjatë dorëzimit të informatave ose kërkesave të ndonjë shërbim administrativ në AUV. 

Mbledhim, përdorim dhe përpunojmë të dhëna personale të këtyre kategorive: emri dhe mbiemri, adresa juaj dhe/ose telefon për kontakt, faks, e-posta, vula dhe/ose nënshkrimi.

Të dhënat e juaja personale mund t’i mbledhim në disa mënyra:

  • Kur na jepni informata gojarisht në telefonat tanë fikse ose celular
  • Kur na dërgoni drejtpërdrejt dokument faks në telefonat tanë.
  • Kur na dërgoni drejtpërdrejt postë përmes servisit postar;
  • Kur na dërgoni mesazh drejtpërdrejt në postat tona elektronike;
  • Gjatë përdorimit të faqeve tona të internetit, aplikacioneve ose formave të kontaktit;

Kur përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me ne, dorëzoni kërkesë ose informatë, përgjegjësi ynë përgatit procesverbal të cilin e nënshkruani bashkërisht dhe pastaj vërtetohet në arkivin e AUV-së.

Veçanërisht të punësuarit tanë që janë të përgjegjshëm për detyrat e lëndës që ndërlidhen me aktivitetet rreth përpunimit dhe përdorimit të të dhënave personale do të kenë qasje në to.

Nuk përdorim sistem të jashtëm Google analytics ose Facebook pixel dhe të ngjashëm) për analizë dhe statistikë të vizitave tona dhe nuk ndajmë të dhëna për ju ose për vizitën tuaj në faqet tona të internetit me askënd, përveç me kërkesë të gjykatës, policisë ose organeve të tjera për kryerjen e veprimeve ligjore.

Të gjitha të dhëna që i mbledhim, i përdorim dhe i përpunojmë, përdoren në periudhë vetëm në përputhje me ligjin dhe vetëm për qëllimin e përdorimit dhe janë të theksuara në listën e afateve për ruajtjen e të dhënave të AUV-së.

Ju i keni këto të drejta në lidhje me të dhënat e juaja personale:

  • Keni të drejtë dhe jeni të informuar për mbledhjen, përdorimin dhe përpunimin e të dhënave tuaja personale
  • Keni të drejtë të kufizoni mbledhjen, përdorimin dhe përpunimin tonë të të dhënave tuaja personale
  • Keni të drejtë t’i ndryshoni dhe t’i fshini pjesërisht ose tërësisht të dhënat tuaja personale
  • Keni të drejtë për qasjen deri te të dhënat tuaja personale të mbledhura, të përdorura dhe të përpunuara
  • Keni të drejtë të parashtroni rekurs për mbledhjen, përdorimin dhe përpunimin tonë të të dhënave tuaja personale deri te AUV ose AMDP.

Si do të merrnit më shumë informata, për të gjitha pyetjet e tjera dhe realizimin e të drejtave tuaja në lidhje me mbrojtjen e të dhënave tuaja personale, mund të kontaktoni Oficerin tonë për mbrojtjen e të dhënave personale:

Oficeri i mbrojtjes së të dhënave personale

Sanja Stojanovska (Këshilltari i çështjeve normative-juridike), smihajleska@fva.gov.mk
Bojana Petrovska (u.d. Drejtuesi i Njësisë së punëve juridike), bpetrovska@fva.gov.mk
Tel: (02) 2 457 895

Në qoftë se mendoni që. gjatë mbledhjes, përdorimit dhe përpunimit të të dhënave tuaja personale, AUV-ja i shkel të drejtat tuaja ose dispozitat e Ligjit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, mund t’i parashtroni rekurs ose kërkesë Agjencisë së Mbrojtjes së të Dhënave Personale www.dzlp.mk, e cila është trupi mbikëqyrës dhe me ndihmën e të cilëve  do të veprohet në përputhje me nenin 97 të Ligjit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale.