Доколку најдете угината дива свиња ве молиме да пријавите на 0800 00 210. Следува награда од 2500 денари

Nëqoftëse gjeni një derr të egër të ngordhur, ju lutemi raportoni tek
0800 00 210
Pason çmim prej 2500 denarë

Drejtori

Директор Николче Бабовски

Nikollçe Babovski – Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinarisë 

Emërohet në funksionin si drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinarisë më 15.12.2020
I lindur në Manastir në 14.11.1964.

 

Arsimi

1994 - doktor i diplomuar i mjekësisë veterinare në Universitetin e Beogradit,
2010 - magjistër i menaxhmentit të burimeve njerëzore në Universitetin e Turizmit dhe të Menaxhmentit në Shkup

 

Përvojë pune

Nga 02.08.2017 deri 15.12.2020, drejtor i Agjencisë së Mbështetjes Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural,
2006 – 2017, profesor i lëndëve profesionale nga fusha e mjekësisë veterinare, biznesit, agromenaxhimit dhe ndërmarrjes në SHMBQ “Kuzman Shapkarev” në Manastir,
2003 – 2006, drejtor i NP “Agro Berza” – Shkup,
1996-2003, profesor i lëndëve profesionale nga fusha e mjekësisë veterinare në SHMBQ “Kuzman Shapkarev” në Manastir,

 

Përvojë pune profesionale

2017 – mësimdhënës profesional i seminarit të organizuar nga Asociacioni i Klubeve Rotariane të Maqedonisë nga fusha e “Marrëdhënieve me publikun – Marrëdhëniet me publikun te OJQ dhe partitë politike”,
2016-2017, anëtar dhe kryetar i Lidhjes së Klubeve Rotariane të Maqedonisë,
2015 -  koordinatori i Shkollës Rotariane Molika “Lidership sipërmarrësie”, organizuar nga Klubi Rotarian Sokaku i gjerë, Manastirit
2015 - i angazhuar si ekspert i programeve të UNDP-së për trajnimin e bujqve në fushën e  “Biznesi - kuptimi, domethënia dhe menaxhimi i agrobiznesit”,
2015 - i angazhuar si ekspert i programeve të UNDP-së për trajnimin e bujqve në fushën e “Formave të bashkëpunimit dhe të bashkimit”,
2015 - pjesëmarrje në Yes network project – work based learning, organizuar nga USAID Macedonia,
2014 - punim shkencor i publikuar me titull “Nevojat dhe mundësitë e lidershipit transformues në kompani”,
2014 - mentori i planit më të mirë të biznesit të projektit Yes, organizuar nga USAID Macedonia,
2014 - koordinator, mësimdhënës dhe anëtar i Shkollës së Dytë Rotariane për liderë të rinj shoqërorë, organizuar nga Klubi Rotarian Sokaku i gjerë, Manastirit
2013, trajnim i mbaruar me sukses për Sipërmarrje studentore, të projektit Yes, organizuar nga USAID Macedonia,
2013, pjesëmarrje aktive në Konferencën e Dytë Ndërkombëtare të organizuar nga BAS Manastir,
2013, punim shkencor i publikuar me temë “Hulumtimi te menaxherët për nevojën dhe mundësitë e zbatimit të lidershipit transformues”,
2012, pjesëmarrje aktive në Konferencën e Parë Ndërkombëtare të organizuar nga BAS Manastir,
2012, publikohet punimi shkencor me temë “Hulumtimi te të punësuarit për nevojën e lidershipit transformuese”,
2012, organizimi dhe mentorimi në Garën rajonale të biznesit,
2012, pjesëmarrje aktive në punëtorinë e tretë metodike “Strategjia e të mësuarit me studime të rastit”, organizuar nga BAS Manastir,
2012, pjesëmarrje në projektin YES të organizuar nga USAID Macedonia,
2011, pjesëmarrje aktive në punëtorinë e dytë metodike “Lojëra biznesi dhe simulime”, organizuar nga BAS Manastir,2011, pjesëmarrje aktive në punëtorinë diagnostike-konceptuale “Të mësuarit me përvojë dhe punësueshmëri”, organizuar nga BAS Manastir,

 

Flet anglisht, vllahisht, greqisht, romanisht, serbisht dhe gjuhë të tjera ballkanike.