Доколку најдете угината дива свиња ве молиме да пријавите на 0800 00 210. Следува награда од 2500 денари

Nëqoftëse gjeni një derr të egër të ngordhur, ju lutemi raportoni tek
0800 00 210
Pason çmim prej 2500 denarë

Sektori i mbrojtjes shëndetësore dhe i mirëqenies së kafshëve

Sektori i mbrojtjes shëndetësore dhe i mirëqenies së kafshëve e koordinon punën e Njësisë së mbrojtjes shëndetësore të kafshëve, Njësisë së mirëqenies së kafshëve, Njësisë së identifikimit dhe të regjistrimit të kafshëve dhe Njësisë së planeve për masat urgjente; merr pjesë në hartimin e  ligjeve dhe të akteve nënligjore, programeve dhe akteve të tjera të fushës së veterinës; përgatit analiza, informata për gjendjen e mbrojtjes shëndetësore të kafshëve; organizon dhe realizon bashkëpunime me organet dhe sektorët e tjerë kompetentë.

1.1 Njësia e mbrojtjes shëndetësore të kafshëve i bën këto punë:

  • e ndjek gjendjen e sëmundjeve te kafshët në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
  • Përgatit programe për kontrollin/eliminimin e sëmundjeve te kafshët;
  • Përgatit raporte për gjendjen shëndetësore të kafshëve;
  • E mirëmban sistemin kombëtar informativ epizootiologjik dhe bazat e tjera të të dhënave për mbrojtjen shëndetësore të kafshëve;
  • E ndjek gjendjen e sëmundjeve të ndryshme në mbarë botën;
  • Përgatit akte ligjore dhe nënligjore nga fusha e mbrojtjes shëndetësore të kafshëve;
  • Bën kontrollin e faturave të dorëzuara te shoqëritë veterinare, të cilat i zbatojnë programet dhe masat e mbrojtjes shëndetësore të kafshëve;
  • Bën evidencën dhe regjistrimin e shoqërive veterinare;
  • Komunikon me organizatat ndërkombëtare nga fusha e mbrojtjes shëndetësore (OIE, FAO, Parlamenti Evropian në Strasburg, etj).

 


 

1.2 Njësia e mirëqenies së kafshëve i bën këto punë:

  • e ndjek gjendjen e mirëqenies së kafshëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut;

  • Përgatit plane për avancimin e mirëqenies së kafshëve;

  • Përgatit raporte për mirëqenien e kafshëve;

  • Përgatit akte nënligjore në lidhje me mirëqenien e kafshëve;

  • Merr pjesë në përgatitjen e akteve ligjore dhe nënligjore nga fusha e mirëqenies së kafshëve;

  • Bën kontroll i faturave për aktivitetet e kryera në lidhje me mirëqenien e kafshëve;

  • Komunikon me organizatat ndërkombëtare në lidhje me mirëqenien e kafshëve shëndetësore (OIE, FAO, Parlamenti Europian në Strasburg, etj).
     

 


 

1.3 Njësia e identifikimit dhe e regjistrimit të kafshëve i bën këto punë:

  • Identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve;
  • Regjistrimin e mbarështimeve të kafshëve dhe përditësimin e rregullt të të dhënave nga Regjistri Qendror i mbarështimeve;
  • Harton plane për avancimin e sistemit për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve;
  • Kontrollon punën e thertoreve në pjesën e IR-së, jep ndihmë dhe konsultime në lidhje me detyrimet dhe detyrat e tyre;
    E ndjek punën e tregjeve të blegtorisë në pjesën e IR-së, jep konsultime dhe ndihmë teknike; 
  • Jep mbështetje logjistike, ndihmë teknike dhe trajnim të stacioneve veterinare, thertoreve, mbarështimeve dhe palëve të tjera të përfshira;
  • Përgatit dhe jep dokumente individuale për lëvizjen e kafshëve dhe kontrollon dërgimin e tyre;
  • Administron bazën qendrore të të dhënave, kontrollon bazën e tërësishme të të dhënave për zhvillimin e pandërprerë të procesit të futjes së të dhënave në të;
  • Organizon mbikëqyrjen e zbatimit të kontrollit të mbarështimit të kafshëve në raport me IR-në në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 


 

1.4 Njësia e planeve për masat urgjente i bën këto punë:

  • E ndjek gjendjen e sëmundjeve veçanërisht të atyre më të rrezikshme te kafshët në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
  • Përgatit plane për masat urgjente, procedura operative, drejtime të punës dhe instruksione, formularë, lista kontrolluese, materiale informative për ngritjen e vetëdijes publike dhe materiale për përforcimin e kapaciteteve të AUV-së për sëmundjet e rrezikshme dhe të prekshme te kafshët;
  • merr pjesë në  ngritjen e vetëdijes publike veçanërisht për sëmundjet që janë të rrezikshme për shëndetin e kafshëve;
  • Mban gjendje gatishmërie të plotë për zbatimin e planeve për masat urgjente dhe doracakët operative;
  • Planifikon, organizon dhe zbaton ushtrime simulimi;
  • Komunikon me institucionet e duhura në Republikën e Maqedonisë së Veriut në drejtim të zvogëlimit dhe të zhdukjes së sëmundjeve veçanërisht të rrezikshme te kafshët;
  • komunikon me organizatat ndërkombëtare nga fusha e mbrojtjes shëndetësore;
  • Ndjek gjendjen me prokurimin dhe shpërndarjen e pajisjeve të nevojshme për zvogëlimin ose zhdukjen e sëmundjeve veçanërisht të rrezikshme te kafshët.