Njësia e kontrollit dhe e auditimit të brendshëm:
- Organizon dhe zbaton kontrollin e brendshëm mbi punën e nëpunësve shtetërorë në AUV sipas urdhrit të drejtorit ose të informatave dhe indikacioneve të përcaktuara dhe e informon drejtorin për çdo zbulim nga kontrolli i brendshëm i kryer.;
- Informon drejtorin e Agjencisë për çdo denoncim të pranuar për parregullsi ose për lloj tjetër të informacionit ku paraqitet dyshimi për parregullsi ose mashtrim që mund të rezultojnë me procedurë kundërvajtëse ose disiplinore;
- Vepron ndaj denoncimeve për parregullsi në punën e nëpunësve shtetërorë të AUV-së, përcakton gjendjen faktike sipas denoncimit të parashtruar, merr vendime në bazë të saj dhe e informon drejtorin;
- Organizon dhe zbaton auditimin e brendshëm të programimit dhe të zbatimit të kontrolleve zyrtare;
- Kujdeset për të siguruar që aktivitetet dhe rezultatet e njësive organizative të AUV-së janë të përshtatshme me qëllimet e planifikuara;
- Planifikon aktivitetet e auditimit në bazë të Planit dhe Programit vjetor;
- Zbulon dhe identifikon problemet sistematike dhe parregullsitë në programimin dhe zbatimin e kontrolleve zyrtare dhe përgatit raport për drejtorin e Agjencisë, për auditimet e zbatuara;
- Përcakton masat e nevojshme korrektuese dhe parandaluese;
- Zgjedh dhe organizon aktivitetet e anëtarëve të ekipit për auditimin e brendshëm;