Njësia e punëve që ndërlidhen me Kabinetin e Drejtorit është njësi e pavarur në Agjencinë e Ushqimit dhe të Veterinarisë, përgjegjëse para drejtorit/zëvendësdrejtorit për punën e saj. Njësia i përcakton, organizon dhe i koordinon aktivitetet e mbajtjes së kolegjiumeve profesionale të Agjencisë; organizon dhe përcakton mbledhje dhe pranime te drejtorit/zëvendësdrejtorit; organizon vizita të punës dhe protokollare të përfaqësuesve dhe të delegacioneve nga vende të huaja. Në kompetencë të saj është edhe përgatitja dhe studimi i materialeve dhe përgatitja e mendimeve dhe e vërejtjeve në lidhje me ta për mbledhje të ndryshme në të cilat merr pjesë menaxhmenti i Agjencisë; pranon dhe shqyrton postën që vjen për drejtorin/zëvendësdrejtorin; ndjek realizimin e programeve të punës të Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në kompetencë të Njësisë së punëve që ndërlidhen me Kabinetin e Drejtorit është edhe realizimi i aktiviteteve për informimin e medieve dhe publikut më të gjerë.
Njësinë e punëve që ndërlidhen me Kabinetin e Drejtorit e drejton përgjegjësi i Njësisë.