TAIEX është instrument i ndihmës teknike dhe i këmbimit të informacioneve të menaxhuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Zgjerimit e Komisionit Europian. TAIEX-i mbështet vendet partnere në raport me aderimin, implementimin dhe zbatimin e legjislacionit të BE-së. TAIEX-i vendos kritere të larta dhe ofron ndihmë gjatë zbatimit të profesionalizmit përkatës për të zgjidhur problemet në një periudhë të shkurtër kohore.
Shfrytëzues të TAIEX-it janë vendet që janë të përshtatshme për përdorimin e IPA-së – ndihmë paraaderuese, përkatësisht vendet kandidate dhe kandidate potenciale për anëtarësim në BE, si dhe vendet e përfshira me Instrumentin e Fqinjësisë dhe të Partneritetit Europian (ENPI), Rusinë dhe Bashkësinë e Qipros turke.
Për ndihmën e TAIEX-it mund të aplikojnë këto grupe të shfrytëzuesve:
Ministritë, trupat qeveritare, trupat rregullatore, parlamentet kombëtare, gjykata. Në raste të përjashtuara, nëse kanë rolë të qarta në zbatimin e legjislacionit të BE-së, grupet e shfrytëzuesve janë edhe partnerët socialë dhe shoqatat profesionale.
Format e mbështetjes që i ofron TAIEX-i:
-punëtori me një ose më shumë përdorues;
-misione eksperte dhe
-vizita studentore.
Aranzhime logjistike që TAIEX-i i mbulon, që lidhen me sigurimin e mbështetjes:
Për punëtoritë: hotel dhe shpenzime të udhës për ekspertët e BE-së, marrjen me qira të sallës për mbajtjen e punëtorisë, duke përfshirë edhe pajisjen e nevojshme (pajisje TI, pajisje përkthimi etj.), si dhe shpenzime të tjera për ketering (drekë, pushime për kafe).
Për vizitat studentore: me kushte për maksimum 3 pjesëmarrës për qëndrim, me kohëzgjatje prej maksimalisht 2 deri 5 ditë, shpenzimet për udhëtim, qëndrim dhe mëditje për pjesëmarrësit.
Për misionet eksperte: qëndrimi i ekspertit të BE-së me kohëzgjatje prej maksimalisht 5 ditësh, shpenzimet për udhëtim, qëndrim dhe mëditje për ekspert nga shtetet anëtarë të BE-së.
Për më shumë informata mund të përdorni këtë vjegëz: http://ec.europa.eu/enlargement/taiex/index_en.htm
- Lajmërim për ngjarje