Доколку најдете угината дива свиња ве молиме да пријавите на 0800 00 210. Следува награда од 2500 денари

Nëqoftëse gjeni një derr të egër të ngordhur, ju lutemi raportoni tek
0800 00 210
Pason çmim prej 2500 denarë

Njësia e çështjeve financiare

Njësia e çështjeve financiare si njësi e pavarur e cila nën kompetencë të drejtpërdrejtë të drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinës të Republikës së Maqedonisë së Veriut aktivitetet e saj i realizon në funksion të zbatimit të tërësishëm dhe të rregullt të punës materialo-financiare për realizimin e qëllimeve dhe të përparësive në punën e Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinës në pajtim me aktivitetet e planifikuara me Planin Strategjik  të AUV-së dhe mjetet e planifikuara dhe të miratuara me Buxhetin e RMV-së.

Qëllimet dhe përparësitë në punën e Njësisë së çështjeve financiare kanë të bëjnë kryesisht me:

  • Kontrolli i procesit të ndërmarrjes dhe të pagesës së detyrimeve financiare;
  • Kontrolli i procesit të të hyrave publike në kompetencë të AUV-së;
  • Shfrytëzimi i arsyeshëm dhe efikas i mjeteve të siguruara nga Buxheti i RMV-së, sipas aktiviteteve programore dhe të tjera që janë të planifikuara me Planin e prokurimeve publike.

 

Nëpërmjet evidencës së rregullt dhe kronologjike të vendosur në punën materialo-financiare në lidhje me dokumentacionin e tërësishëm hyrës dhe dalës (faturat, fletëpranimet, fletëdërgesat, raportet, certifikatat, raportet e arkëtimit, aktvendimet, analizat etj.) sigurohet pasqyrë më e madhe dhe shpejtësi në evidencën financiare kontabiliste dhe dokumentacion, ngjarjet kontabiliste dhe ndryshimet në mjetet, burimin e mjeteve, të hyrat dhe të dalat.

Njësia e çështjeve financiare ka komunikim të pandërprerë, koordinim dhe këmbim it[ informatave me të gjitha njësitë organizative të AUV-së (sektorët, njësitë dhe njësitë rajonale) për të  përmirësuar punën e Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinës.

Njësia e çështjeve financiare e fillon me kohë procesin buxhetor për vitin aktual, duke pasur parasysh procedurat e përgatitjes së Planit Strategjik dhe Propozimbuxhetit të Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinarisë. Kërkesa buxhetore e AUV-së përgatitet në kornizë të shumave maksimale të shpenzimeve në të cilat janë të shënuara nevojat e vërteta të AUV-së me argumentime dhe arsyetime të tërësishme si vërejtje nevoja të duhura për vitet në vijim.
 

Në fushëveprimin e saj të punës, krahas aktiviteteve të lartpërmendura, janë edhe këto:

  • Përgatitja e kërkesave buxhetore për vitet e ardhshme
  • Përpilimi i planeve financiare
  • Përpilimi i raporteve gjysmëvjetore dhe vjetore për realizimin e programeve
  • Përgatitja e kontrolleve për detyrimet e mbetura të pashlyera
  • Përpilimi i raporteve vjetore financiare
  • Përpilimi i raporteve për harmonizimin e raporteve të thesarit për detyrimet e paraqitura shumë vjetore
  • Përgatitja e Aktvendimit për shpërndarjen e brendshme të buxhetit për vitet në vijim

 

Lidhje të dobishme

  • Ligji i Kontrollit Publik të Brendshëm Financiar (“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr. 90/09,192/15) [lidhje ]
  • Doracak për menaxhimin dhe kontrollin financiar [lidhje]
  • Doracak për proceset e përgjithshme financiare (“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr. 147, 11.10.2010) [lidhje]
  • Udhëzues për mënyrën së punës së thesarit (“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr. 161, 30.12.2009) [lidhje]
  • Rregullore për mënyrën e zbatimit të shpërndarjes së brendshme të buxhetit të përgjithshëm të miratuar, ndërmarrjen e detyrimeve financiare dhe kryerjen e pagesave (“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr. 147, 11.10.2010) [lidhje]
  • Ligji i Kontabilitetit të Buxheteve dhe të Shfrytëzuesve Buxhetorë (“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr. 61/02, 98/02, 81/05) [lidhje]
  • Ligji i Prokurimeve Publike [lidhje]
  • Ministria e Financave | Drejtoria e të Hyrave Publike | Gazeta Zyrtare